Të 120 personat në një traget që mori flakë sot në det në pjesën qendrore të Filipineve janë shpëtuar, thonë nga Roja bregdetare filipinase, përcjell KlanM.
“M/V Esperanza Star”, me 65 pasagjerë dhe 55 oficerë policie dhe ekuipazh, mori flakë ndërsa lundronte nga ishulli jugor i Siquijor në ishullin e afërt Bohol, tha roja bregdetare, informon AMI.
Zjarrfikësit e Rojës Bregdetare në një anije tjetër përdorën një top uji për të shuar zjarrin, tha një zëdhënës i rojes bregdetare. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Vendndodhja dhe gjendja e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të shpëtuar nuk është bërë e ditur.
Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7600 ishuj, ka siguri të dobët detare, me anije shpesh të mbipopulluara dhe shumë të vjetra.
Në mars, një traget me rreth 250 persona mori flakë gjithashtu në Filipinet jugore, duke vrarë më shumë se dy duzina njerëz, përfshirë një foshnjë gjashtë muajshe./KlanMacedonia
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…