Categories: RAJON

MPJD: Policëve të rrëmbyer kosovar s’po u jepet bukë, ujë e kujdes mjekësor

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD), është ankuar të premten se policët të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe, po keqtrajtohen në Serbi.

Shefi i stafit në këtë dikaster, Sharr Jakupi, ka thënë se të privuar nga ushqimi dhe uji, policët i janë nënshtruar një trajtimi krejtësisht çnjerëzor nga autoritetet serbe.

“Raporte thellësisht shqetësuese në lidhje me trajtimin e tmerrshëm të tre policëve tanë të rrëmbyer nga Republika e Kosovës, aktualisht të ndaluar në Kralevë. Pavarësisht se u është zgjatur paraburgimi për 30 ditë me akuzën për ‘posedim të paautorizuar të armëve’, krim i vërtetë janë kushtet e turpshme me të cilat po përballen”.

“Të privuar nga ushqimi dhe uji, zyrtarët i janë nënshtruar një trajtimi krejtësisht çnjerëzor”, ka shkruar ai në Twitter, duke shtuar se njëri prej policëve “që ka nevojë për kujdes mjekësor, është lënë pas dore, duke iu dhënë vetëm një injeksion që nga rrëmbimi”.

Jakupi është ankuar po ashtu se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka alarmuar autoritetet serbe dhe komunitetit ndërkombëtar për nevojën për trajtim mjekësor, por vetëm “është injoruar tërësisht nga autoritetet serbe”.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i dënojë me zë të lartë këto mizori dhe t’i bëjë presion Serbisë që të lirojë menjëherë policët tanë. Heshtja dhe mosveprimi i barabartë me bashkëfajësi”, ka shkruar mes tjerash ai.

Tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu është shqiptua masa e paraburgimit të premten.

Ata dyshohen për veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago