Categories: RAJON

E tmerrshme! 11 vjeçarja e përdhunuar muaj më parë, tani dyshohet se u përdhunua dhe në strehimore… (DETAJE)

Pa kaluar as një vit nga përdhunimi i dytë i të miturës 11 vjeçare, dyshohet se ajo u përdhunua për herën e tretë.

Dyshimet janë se rsti ka ndodhur në strehimoren e viktimave të trafikimit, e njohur ndryshe si strehimorja e sigurisë së lartë, nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar gjithashtu në të njëjtin vend.

Të dy viktimat aty ishin me qëllimin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit.“Prokurori për të mitur pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë me datën 16 maj 2023, ka nxjerrë aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të miturës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 pargrafi 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë e konfirmon për emisionin hulumtues ‘Udhëve” në RTK, se e dyshuara e përdhunuar, është viktima e njohur për publikun si 11 vjeçarja e cila është përdhunuar nga disa persona.

“Viktima e përdhunimit është e njohur si “11 vjeçarja” në rastin e mëhershëm”, sqaron Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nga policia shpjegojnë se është iniciuar rast për veprën penale të përdhunimit.

“Bazuar në të gjeturat dhe moshën e viktimës, është iniciuar rasti ‘përdhunim’ dhe në prokurori është dërguar kallëzim penal”, deklaron policia .

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar të deklarohen, ani pse kjo strehimore është nën kompetencën e tyre.Ky rast, edhe pse i njohur për organet e drejtësisë, është tentuar që mos të mbahet i mbyllur për publikun.

“Nëse vërtetohet se diçka e tillë ka ndodhur atëherë është situatë tepe e rëndë,sepse në një situatë e tillë, institucionet rehabilituese kanë për detyre me u kujdesën edhe për rehabilitimin që është pjesë e qëllimeve të tilla”, thotë Naim Qelaj, Avokati i Popullit. “Vërtetimi i një dyshimi të tillë është një alarm që rastet e tilla mos të përsëritën dhe që përgjegjësit të dalin para përgjegjësisë”.

Lidhur me këtë, shoqata të ndryshme të grave në Kosovë kanë reaguar, duke e dënuar ashpër këtë rast të përdhunimit.`

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago