Categories: RAJON

Vuçiq: Fëmijë 12, 13-vjeçar janë të gatshëm të vdesin në veri të Kosovës

SHBA DHE BE DUHET TA NDALIN KURTIN

Situata në Kosovë është tmerrësisht e vështirë – ka vlerësuar Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë press-konferencës së përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, njofton KlanM.

Sipas Vuçiqit, ai përpiqet ta ruajë paqën me çdo çmim por thotë se ka punë me njerëz që e duan të kundërtën.

“Nuk mund të duroj më fizikisht. Nuk mund të flej natën. Për shkak se e di se cfarë po ndodh në veriun e Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijë prej 12, 13 vjeç janë të gatshëm të vdesin dhe duhet këtë ta ndalim. Janë të lodhur nga Kurti” – tha Vuçiq

Lidhur me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, për të cilët Serbia thotë se janë arrestuar në territorin serb, sic percjell KlanM, Vuçiqi tha se Kurti në deklaratën e tij kishte pranuar se ata kishin qenë atje nuk nuk kanë guxuar të jenë.

“Të rëndësishme janë disa gjëra. Nëse është e vërtetë se cfarë ka thënë Kurti, ai vet ka pranuar se ata kanë shkelur normat e së drejtës ndërkombëtare. Ai tha se kishin qenë 300 metra në brendësi të linjës administrative. Nuk kanë të drejtë të jenë atje. Sipas marrëveshjes ushtarako-teknike, ata duhet t`i lajmërohen KFOR-it 36 orë më herët” – tha Vuçiq.

Presidenti serb, sic njofton KlanM, tha se gjatë bisedës së mëngjesit me ambasadorët e QUINT-it ua janë ofruar dëshmi për arrestimin e djeshëm si dhe personat që kishin marrë pjesë në këtë aksion janë të gatshëm t`i nënshtrohen poligrafit.

Vuçiqi, sic percjell KlanM, është treguar arrogant ndaj një gazetari slloven i cili kishte pyetur për protestat e opozitës dhe ngjrjet në parlamentin serb. Përgjigjet e tij e detyruan Presidenten sllovene të ndërhyjë me sqarime për demokracinë dhe lirinë e shprehjes.

Presidentja sllovene gjatë press konferencës ka bërë thirrje që Beogradi dhe Prishtina të ulin tensionet, duke paralajmëruar një vizitë në Prishtinën dhe takim me Presidenten Vjosa Osmani. /KlanMacedonia/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago