Categories: MAQEDONI

Grubi ironizon “teket” e Mickoskit: A ka ndonjë dëshirë tjetër që “xhindi” mund t’i plotësojë “Aladinit” tonë?

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, në panelin me temë: “Pajtimi dhe demokracia di katalizator i ndryshimit në Ballkan” që u mbajt të enjeten në Strugë në suaza të edicionit të tretë të Forumit të Prespës për dialog me titull “Familje e zgjeruar evropiane deri në vitin 2030: një mision (i pa)i mundur?”, në fjalën e tij foli edhe për aktualitetin politik në vend, ndryshimet kushtetuese dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Sipas tij, problemi i opozitës maqedonase nuk është me futjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë, por ka të bëjë me kalkulime për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Pamë, dëgjuam, lexuam se VMRO nuk ka problem me ndryshimin kushtetues, nuk ka problem me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë, që nuk kërkon zgjedhje të hershme, që nuk merr parasysh deklaratat e tyre të nënshkruara noteriale, por gjithçka që dëshirojnë është që shqiptarët dhe BDI të largohen nga Qeveria! Është koha të realizojmë atë që e kemi premtuar! Prandaj, nuk jam i bindur se pajtimi në kuptimin e fjalorit është zgjidhja, çfarë na duhet vërtet është një “ristartim” i gjeneratës dhe të themi ‘mjaft’ është ‘mjaft’, nuk na duhet një pajtim pasi nuk e kemi arritur atë me shekuj, por na duhet një gjeneratë, dhe liderë, që vendosin thjesht të shkojnë përpara, të ecin përpara, të përqafojnë vlerat perëndimore, ta bëjnë të gjithë këtë para se të largohemi të gjithë nga ky vend, dhe të zëvendësohemi nga dikush tjetër që ende duhet të pajtohet në ciklin e pafund”, tha Grubi i cili në mënyrë ironike shtroi pyetjen, duke aluduar në liderin e VMRO-së,Mickoskin: A ka ndonjë dëshirë tjetër që “xhindi” mund t’i plotësojë “Aladinit” tonë?

Ai potencoi se ndryshimi në Ballkan fillon kur e shohim kutinë e votimit si llogarinë tonë të kursimeve dhe jo si një bankomat. (Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago