Categories: MAQEDONI

Ali Ahmeti: Për katër vite jemi anëtarë të BE-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qenë folësi i parë në panelin Prespa Forum Dialogue.

Shtoi se koha për integrim të Maqedonisë në BE, është tani dhe se në këtë moment, nuk duhet bërë taktizime e politikë ditore. Ai tha se qarqeve të huaja, u pengon zhvillimi dhe integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Deklaroi se zgjidhje më të mirë se futjen e bullgarëve në Kushtetutë Maqedonia nuk mund të kishte dhe se degradimi i procesit të integrimit është vetëm humbje për Maqedoninë.

“Mendoj se për katër vite jemi anëtarë të Bashkimit Evropain”, tha mes tjerash Ahmeti.

Sipas tij, e arritur e jashtëzakonshme është që forcat politike në vend janë përcaktuar të gjitha për procese përparimtare drejtë BE-së, s’paku deklarativisht, por megjithatë shton se ka edhe parti që taktizojnë në këtë moment.

“Mendoj se në këtë situatë nuk duhet taktizim. VMRO-ja për përfitime të politikave ditore nuk i shërbejnë. Levica është e përcaktuar me program dhe statut, nuk e fsheh atë. Mendoj që VMRO-ja duhet të jetë e qartë, të mos bëj politik me standard të dyfishta. Mund të shkaktoj degradim në process dhe vetëm humbje. Ashtu siç pësuam me palën greke. Këtë problem e shohim të zgjidhshëm. Besojmë që ka forca progressive në VMRO. Tani është momenti, në nëntor duhet të mbajmë mbledhjen e dytë me Bashkimin Evropian. Për të pasur Ballkan stabil, duhet të bëjmë zgjidhje të problemeve”, shtoi Ahmeti./indeks.mk/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago