Numri i njerëzve të zhvendosur në mbarë botën ka arritur një rekord prej 110 milionë. Në raportin vjetor agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tregon se 19 milionë njerëz u detyruan të ikin vitin e kaluar, duke e çuar numrin e atyre që janë larguar në 108.4 milionë.
Kjo është gjendja e botës sot. Vitin e kaluar njoftuam për herë të pare që kishim shkuar mbi 100 milionë njerëz të zhvendosur. Epo, tashmë kësaj shifre i janë shtuar 10 për qind më shumë. Konfliktet në Ukrainë dhe Sudan kanë detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe pritet që miliona të tjerë të vijojnë të largohen. Sipas raportit, refugjatët dhe azilkërkuesit përbëjnë rreth 37.5 për qind të totalit.”
Para konfliktit të Sirisë në vitin 2011, kishte rreth 40 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit, një numër që kishte mbetur i qëndrueshëm për rreth 20 vjet, sipas agjencisë. Por numri është rritur çdo vit që atëherë. Grandi ngriti akuza ndaj qeverive të cilat nuk po marrin masa për të ndalur eksodin. Një pjesë e madhe e tyre janë larguar për shak të persekutimit, diskriminimit, dhunës dhe ndryshimeve klimatike.
Nga totali i refugjatëve dhe atyre që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare janë nga tre vende: Siria, Ukraina dhe Afganistani , thuhet në raport. Në fund të vitit 2022, 11.6 milionë ukrainas u zhvendosën, duke përfshirë 5.9 milionë brenda vendit të tyre dhe 5.7 milionë jashtë shtetit.
Grandi ngriti shqetësime rreth vendeve që vendosin rregulla më të ashpra për pranimin e refugjatëve, pa specifikuar vendet në fjalë. Vendet në pjesën lindore të Bashkimit Evropian, si Polonia dhe Hungaria, kanë refuzuar të pranojnë dikë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kryesisht myslimane, ndërkohë që partitë e djathta dhe populiste në të gjithë bllokun kanë rritur retorikën anti-emigracionin.
Klan News