Categories: MAQEDONI

Forumi i Prespës për dialog 2023 më 15 dhe 16 qershor në Strugë

Forumi i Prespës për dialog 2023 (PFD2023) do të mbahet më 15 dhe 16 qeshor në Strugë. Forumi vjetor, siç paralajmërojnë organizatorët, ka rëndësi të veçantë për shtetin dhe rajonin, duke pasur parasysh se më 17 qershor shënohet përvjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“PFD2023 do të mbahet në kohën e shënuar nga agresioni i paparë, i pashkaktuar dhe johuman ushtarak, që e zhvillon Rusia kundër Ukrainës, por edhe gjatë Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, me çka kemi ndërmarrë përgjegjësi të madh dhe vendoshmëri që të angazhohemi plotësisht në mbrojtjen e parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së dhe në promovimin e dialogur dhe bashkëpunimit”, theksohet në komunikatën paralajmëruese.

Programi i Forumit do të përfshijë, mes tjerash bisedime për çështjet politike dhe të sigurisë rajonale dhe evropiane, eurpintegrimet e shtetit të Ballkanit Perëndimor, perspektivat për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, luftën kundër korrupsionit etj.

“PFD2023 do të ofrojë edhe një herë një platformë për diskutim dhe do të mbledhë në një vend përfaqësues të rangut të lartë vendas dhe ndërkombëtar, diplomatë, figura të shquara nga komuniteti akademik dhe i biznesit, shoqëria civile dhe përfaqësues të organizatave rinore, të cilët do të kenë një mundësi të shkëlqyer që personalisht ndajnë analizat, mendimet dhe idetë e tyre për një gamë të gjerë temash rajonale dhe ndërkombëtare”, theksojnë organizatorët e Forumit të Prespës për dialog 2023.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago