Categories: MAQEDONI

17 vjeçari nga Tetova ia publikon në TikTok videot ish të dashurës 16 vjeçare, flet nëna e vajzës: Policia nuk merr masa (VIDEO)

Rrjetet sociale janë bërë mollë sherri dhe mjetë kërcënimi për një 16 vjeçare nga një fshat i Tetovës. Sipas nënës së vajzës së mitur, një djalë 17 vjeçarë nga një fshat i komunës së Zhelinës dikur ish i dashur i vajzës, shpërndanë foto dhe video të vajzës në TikTok, fjalë fyese dhe fotografi denigruse vetëm për të kërcënuar vajzën.

Nëna e vajzës së mitur, rastin e ka lajmëruar në polici, por sipas saj policia nuk ka marrë masa, ku më pas ajo shprehet për portalin TetovaSot të gjithë ngjarjen trishteuse të familjes së saj.

TS ka kontaktuar policinë e Tetovës ku ata thonë se nëna e vajzës rastin e ka lajmëruar në policië.

“Me datë 03.06.2023, në prani të prindit dhe avokatit në SPB Tetovë, është kryer intervistë zyrtare me një të mitur nga një fshat i Tetovës. Ai dyshohet se ka krijuar një profil në rrjetin social Tik-Tok në emër të një të miture nga një fshat i Tetovës dhe me foton e saj, me të cilën më parë kanë qenë në lidhje, ku ka publikuar tekste me përmbajtje fyese, foto të saj dhe videot, të cilat i ka marrë nga profili i saj personal.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, deri në PThP do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
SPB Tetovë apelon qytetarët që të kenë kujdes se çfarë dhe si publikojnë, sepse shkarkimi, publikimi dhe shpërndarja e të dhënave personale si emri dhe mbiemri, fotot dhe videot personale pa lejen e personit përbën vepër penale, e cila dënohet sipas nenit 149 paragrafi 2 të Kodit Penal të RMV-së” thonë nga policia.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago