Categories: RAJON

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar

Këtë të Martë në orën 12:00 mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar. Përmes një njoftimi zyrtar, Presidenca bën të ditur se Kreu i Republikës Bajram Begaj sëbashku me pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për sigurinë kibernetike të vendit.

“Në vijim të njoftimit paraprak, ju bëjmë me dije se sot në orën 12:00 Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Referuar praktikës dhe procedurave të sigurisë në të cilat zhvillohet kjo mbledhje, Institucioni i Presidentit të Republikës do të jetë përgjegjës për vënien në dispozicion të të gjitha materialeve filmike dhe fotografike si dhe informacionit përkatës në funksion të raportimit tuaj”, njofton Presidenca.Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë Kryeministri Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla; zv/kryeministrja, Belinda Balluku; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka; ministri i Brendshëm, Bledi Çuç; ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj; kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Nasip Naço; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji; Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ferdinand Xhaferaj; Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa dhe Drejtoresha i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj./tvklan.al

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago