Categories: MAQEDONI

Maqedonia e Veriut dhe SHBA nënshkruajnë plan dhjetëvjeçar për zhvillimin e ushtrisë dhe mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes e RMV-së Slavjanka Petrovska dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Loid Austin nënshkruan plan bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes për dhjetë vitet e ardhshme.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, udhërrëfyesi i ri që u nënshkrua, përcakton fushat në bashkëpunimin në mes RMV-së dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes që do të jenë prioritete në dekadën e ardhshme dhe përmes të cilave do të zhvillohet mbrojtja dhe ushtria.

“Sot, Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i NATO-s dhe ne, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndrojmë krah për krah në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara na dhanë një mbështetje të madhe që nuk ishte vetëm financiare. Kemi shkëmbyer njohuri dhe përvojë, kemi praktikuar dhe trajnuar së bashku dhe jemi krenarë që kontribuojmë në sigurinë e NATO-s dhe të rajonit”, tha në takim ministrja Petrovska.

Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes theksoi se RMV është një mik i vjetër dhe i shkëlqyer i Shteteve të Bashkuara me të cilin ndajnë të njëjtat interesa dhe vlera.

Petrovska dhe Austin dënuan agresionin rus kundër Ukrainës, ndërsa Austin falënderoi Maqedoninë e Veriut për angazhimin e saj ndaj popullit ukrainas, për forcimin e krahut lindor të Aleancës përmes pjesëmarrjes në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani, si dhe sa i përket sigurisë së rajonit, përmes pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago