Saliu Guindo mund të jetë largimi i madh nga Laçi, krahas titullarëve të tjerë si Gentian Selmani, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Viktor Velkoski, Majkëll Babatunde, Mentor Mazrekaj dhe Vasil Shkurtaj, që tashmë nuk janë më pjesë e ekipit.
Mësohet se sulmuesit nga Mali i ka skaduar marrëveshja me kurbinasit, pasi ka ardhur në formë huazimi në janar nga klubi arab, Diba Al-Fujairah.
Së fundmi, krahas Dinamos që i ka bërë një ofertë, burime pranë lojtarit tregojnë se edhe kampionët në fuqi të Kosovës, Ballkani, janë në bisedime të avancuara me sulmuesin.Trajneri Ilir Daja synon ta ketë Guindonë në Suharekë, pasi sulmuesi kryesor, Albion Rrahmani, do të shitet në një klub europian këtë verë.
Në kampionatin e fundit nga janari deri në maj, 26-vjeçari luajti 18 ndeshje me kurbinasit dhe arriti të shënonte 11 gola, ndërsa u bë protagonist edhe me një asist.
Në sezonin 2021-2022 lojtari nga Mali ishte “Këpuca e Artë” e Superiores, duke justifikuar në mënyrën më të mirë veten si pjesë e Laçit.
Oferta që i ka bërë Ballkani së fundmi mësohet se ka shifra më të larta nga ajo e Dinamos dhe Laçit, por së pari Guindo duhet të zgjidhë kontratën me klubin arab.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…