Categories: RAJON

Aliu viziton kryetarin e Leposaviqit, vetura e tij gjuhet me ngjyrë

Ndonëse ishte nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ministri Liburn Aliu gjatë kthimit nga komuna pas vizitës së kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, njëra nga veturat me të cilat ai po udhëtonte është gjuajtur me ngjyrë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën ka vizituar kryetarin e Leposaviqit në ndërtesën komunale.

Ai u prit nga kryetari Lulzim Hetemi, i cili ka më shumë se 10 ditë i bllokuar brenda objektit.

Me të kuptuar për vizitën, protestuesit serbë filluan të shtohen para objektit të komunës.

Ndonëse ishte nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ministri Aliu gjatë kthimit nga komuna, njëra nga veturat me të cilat ai po udhëtonte është gjuajtur me ngjyrë.Burimet e RTV Dukagjini mësojnë se për vizitë Hetemit i shkoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të cilin kjo nuk ishte hera e parë.

Ndërkaq, edhe para tri ditësh, ministri Aliu kishte tentuar që të vizitonte kryetarin Hetemi, mirëpo ai nuk ishte lejuar nga KFOR-i që të kryejë këtë takim.

Megjithatë, këto raportime ishin mohuar nga ministri, i cili kishte thënë se ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdohet më tutje, me qëllim që të shmangeshin tensionet.

“Përkundrazi, KFOR-i na kanë ofruar siguri, me një njësit të tyre që e kanë dërguar pikërisht për këtë qëllim. Në fakt, ka qenë udhëzimi i Policisë së Kosovës që mos të vazhdojmë më tutje, me qëllim që të shmangim tensionimin e situatës nga bandat kriminale që silleshin përreth”, kishte shkruar ai në Facebook.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago