Categories: RAJON

Abazoviç kritika Kurtit: Situata në Veri i ka shërbyer Serbisë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka komentuar raportin mes Qeverisë së Kosovës me SHBA-të dhe BE-në.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi tha se situata në Veri i ka shërbyer Serbisë.

“Ishte e komplikuar situata politike në Serbi, ashtu si mendoj ajo që ka ndodhur në veri i ka shërbyer qeverisë së Serbisë për fat të keq, sepse ata duan ta heqin fokusin nga disa probleme që i kanë brenda shtetit të vet dhe mendoj se në këtë rast shfrytëzohet edhe veriu i Kosovës për manovra politike”, tha Abazoviç.

Abazoviç u shpreh se është kundër dhunës dhe u bëri apel atyre që kanë ushtruar dhunë ndaj KFOR-it që veprime të tilla të mos përsëritenAi theksoi se nuk i pëlqen mungesa e koordinimit të qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

“Jam i bindur se Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Kurti shumë shpejt do t’i nivelojnë komunikimet dhe do të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, tha ai.“Kjo është çështja në Ballkan, ne nuk jemi superfuqi, ne jemi shtete shumë të vogla, jemi shtete mikro. Është e vërtetë që Kosova është më e madhe se Mali i Zi por ne nuk mundemi të ndalojmë as ndikimin e as miqësinë me aleatët kryesorë që I kemi, pikë së pari këtu bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian prandaj duhet te gjendet një lloj komunikimi”, u shpreh Abazoviç.

Abazavoç u kujdes se theksonte se me këtë ai nuk po e kritikonte qeverinë e Kosovës.

“Kjo nuk është kurrfarë kritike ndaj qeverisë, por po e them këtë pasi kanë ardhur disa mesazhe të cilat nuk tingëllojnë aq bukur, jam i bindur se në të ardhmen do të vijnë në një nivelim i atyre mesazheve dhe atyre përkrahjeve ndaj këtyre shteteve”, theksoi ai.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago