Qeveria e zgjeruar LSDM-VMRO-DPMNE mund të mbetet pa asnjë parti shqiptare brenda saj. Të gjitha subjektet politike shqiptare në Maqedoni të Veriut, opozitë dhe pushtet deklarojnë se nuk duan të jenë pjesë e një Qeverie të tillë. Fraksioni brenda BDI-së vlerëson se negociatat për Qeveri të zgjeruar janë tregti politike në të cilën ata nuk e shohin veten.
“Do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për të ndihmuar këtë proces i cili është dobi prurës për të gjithë qytetarët dhe rruga e vetme për një stabilitet dhe mirëqenie të qëndrueshme. Për ne kanë pak rëndësi kombinimet dhe ekuacionet Qeveritare me negociatat e natyrës “tregtare” jep e merr e cila historikisht është dëshmuar që ka epilog humbës kushdo qoftë që e bën” , tha Izet Mexhiti, Fraksioni brenda BDI-së.
Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një prononcim për Alsat thotë se partia e tij do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat subjekti i tij do të dalë fitues në kampin politik shqiptar.
“Lëvizja Besa nuk është pjesë e kalkulimeve për t’u bërë pjesë e çfarëdo lloj formati të Qeverisë para zgjedhjeve. Besa do të futet në Qeveri vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme si fituese e atyre zgjedhjeve te kampi politik shqiptar”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.
Alternativa kërkon që si fillim të dëshmohet se ka numra për ndryshime kushtetuese dhe të plotësohen kërkesat e tyre për gjuhën dhe luftën kundër korrupsionit, duke shtuar se pak rëndësi ka pjesëmarrja në Qeverinë e formatit të zgjeruar.
“Për Alternativën më e rëndësishme se përbërjet Qeveritare është se a kalojnë ndryshimet kushtetuese, përfshi edhe propozimin tonë për sanksionimin kushtetues të luftës kundër korrupsionit dhe heqjen e eufemizmit ofendues 20% për gjuhën shqipe”, thonë nga Alternativa.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…