Categories: BOTARAJON

Nga Shqipëria në Slloveni, këto janë çmimet e hoteleve dhe apartamenteve për një familje katër anëtarëshe

Deti Adriatik konsiderohet si një nga destinacionet kryesore për pushime, kryesisht për shkak të aromës së detit, plazheve të bukura, por edhe kripësisë së ujit.

Mediumi N1 ka shkruar një raport në atë se sa kushton qëndrimi në apartamente dhe hotele private në disa vende në Adriatik, nga jugu i Shqipërisë e deri në Slloveni, për një familje prej katër anëtarësh, në sezonin e pikut – nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit, përcjell rtv21.tv.Kjo është bërë duke u bazuar nga çmimet në faqen Booking, për akomodimet që ofrohen në këtë periudhë.

ShqipëriNë sezonin e pikut, një familje me katër anëtarë mund të niset drejt Durrësit për 10 ditë në apartamente për 221 euro dhe në hotel nga 264 euro, me mëngjes të përfshirë.

Megjithatë, jugu është më i shtrenjtë. Çmimet në Ksamil variojnë nga 596 deri në 2,984 euro në apartamente private, dhe nga 724 deri në 4,690 euro në hotele, për 10 ditë.

Saranda është pak më e lirë. Në Booking mund të gjeni akomodim për një familje për 10 ditë nga 324 deri në 3,411 euro, dhe në hotele nga 665 deri në 4,861 euro.

Mali i Zi

Sa më në jug, aq më lirë, do të thoshte dikush në bazë të çmimeve. Në Herceg Novi, një familje me katër anëtarë mund të kalojë 10 ditë me një shumë prej 528 euro e lart në akomodim privat, dhe në hotel nga 1,620 deri në 8,500 euro.

Në Tivat mund të gjesh strehim për një familje mesatarisht 44 euro në ditë dhe në Budva për 49 euro.

Në Ulqin, megjithatë, mund të paguani vetëm 307 euro për 10 ditë, ose 1,006 euro nëse dëshironi të qëndroni në hotel.

Bosnjë dhe Hercegovinë

Një zonë e vogël bregdetare, por jo e papërfillshme. Vendi më i njohur, Neum, ofron akomodim privat në sezonin e pikut për një familje me katër anëtarë nga 537 euro për 10 ditë, deri në 2,132 euro.

Hotelet më të lira janë nga 989 euro, kurse më të shtrenjtat deri në 3,411 euro, transmeton rtv21.tv.

Kroaci

Po fillojmë nga Istria… Në Poreç, akomodimi në apartament për një familje katër anëtarësh mund të gjendet përmes Booking nga 1,023 euro për 10 ditë, dhe akomodimi në hotel nga 1,347 euro.

Në Rovinj, çmimi i akomodimit privat është i ngjashëm, por akomodimi në hotel varion nga 1,449 deri në 12,792 euro.

Në ishullin Krk, ju mund të gjeni privatisht një apartament për familjen tuaj nga mesatarisht 100 euro në ditë, deri në 8,272 euro për 10 ditë, dhe hotelet më të përballueshme janë dy herë më shtrenjtë.

Shibeniku është pak më i lirë, dhe një familje prej katër anëtarësh mund të shpenzojë 571 euro ose më shumë për akomodim për 10 ditë, ndërsa çmimet në hotele variojnë nga 2,217 deri në 6,652 euro.

Ishulli Braç ofron strehim privat për një familje për vetëm 1,023 euro, por ka edhe nga ato për të cilat do të paguani më shumë se 8,500 euro për 10 ditë. Çmimet e hoteleve në këtë ishull janë nga 2,132 euro për 10 ditë e më shumë.

Në Hvar, nga ana tjetër, mund të gjeni strehim privat më të lirë, duke filluar nga 85 euro në ditë, deri në më shumë se 8,528 euro për 10 ditë. Megjithatë, nuk ka hotel më të lirë se 3,667 euro, vetëm me mëngjes.

Makarska është relativisht më e lirë. Banesat mund të gjenden nga 460 euro për një periudhë dhjetëditore për katër persona, por ka edhe ato për 8,500 euro. Çmimet e hoteleve janë nga 1,876 euro për të njëjtën periudhë dhe po aq persona në familje.

Slloveni

Pjesa më veriore e bregdetit të Adriatikut është në Slloveni, ku në Izola mund të gjeni akomodim privat nga 938 euro për 10 ditë për dy të rritur dhe dy fëmijë, që është mesatarisht 93 euro në ditë, megjithëse ka edhe mundësi për të paguar më shumë se 4264 euro.

Kur bëhet fjalë për hotelet, opsionet më të përballueshme fillojnë nga 1,535 euro dhe shkojnë deri në 5,117 euro për 10 ditë pushime.

Çmimet e apartamenteve private janë të ngjashme në Portorož, me faktin se hotelet janë dukshëm më të shtrenjta dhe nuk mund të gjenden nën 1,705 euro për katër persona. /21Media

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago