Categories: MAQEDONI

Matura shtetërore në Maqedoni, nuk ka anulim të testimit në anglisht

Provimi i maturës shtetërore në gjuhën angleze nuk do të anulohet, pavarësisht që u shpërndanë fotografi me pyetje dhe përgjigje. Drejtuesja e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Bllagica Pavllovska tha për Alsat se nuk bëhet fjalë për teste të marra nga sistemi, por ato janë shpërndarë nga nxënësit pasi ka nisur provimi.

“Jo. Nuk parashikohet mundësia e anulimit të maturës shtetërore. Testet u përpiluan në mënyrë profesionale nga Qendra dhe me kohë u shpërndanë në të gjitha shkollat. Testet nuk janë marrë nga sistemi. Testimi filloi me kohë. Në të gjitha shkollat testimin e realizuan: drejtori, komisioni i maturës shkollore, testatorë nga shkolla të ndryshme dhe mbikëqyrës nga institucionet arsimore. Materiali është rikthyer në zyrat e Qendrës Shtetërore të Provimeve dhe po vijon kontrollimi i listave dhe proces verbaleve”, thanë nga Qendra Shtetërore e Provimeve.

Testi i maturës shtetërore në gjuhën angleze u shpërnda në mesin e nxënësve përmes grupeve në Viber dhe më pas në rrjetet sociale. Sipas fotografive, testi ishte i plotësuar me përgjigje thuajse në të gjitha pyetjet. Komisioni për arsim dhe shkencë i OBRM-PDUKM-së ka reaguar përmes një komunikate me shkrim ku theksohet: “është e qartë se institucionet nuk janë më në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre dhe kanë nevojë për një rifillim të menjëhershëm”.

Në provimin e dytë të maturës shtetërore morën pjesë mbi 15 mijë maturantë. 13.922 maturantë iu nënshtruan provimit në gjuhë angleze ndërsa 1.397 në matematikë. /alsat.mk

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago