Categories: BOTA

Veprimet kundërsulmuese të Ukrainës kanë filluar, thotë Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duket se ka konfirmuar se kundërsulmi i shumëpritur e vendit të tij kundër Rusisë ka filluar.

“Po zhvillohen veprime kundërsulmuese dhe mbrojtëse”, tha ai.

Por ai shtoi se nuk do të fliste në detaje se në cilën fazë apo gjendje ishte kundërofensiva.

Komentet vijnë pas një përshkallëzimi të luftimeve në jug dhe lindje të Ukrainës dhe spekulimeve për përparimin e shtytjes së shumëpritur.

Trupat ukrainase raportohet se kanë avancuar në lindje pranë Bakhmut dhe në jug pranë Zaporizhzhia, dhe kanë kryer sulme me rreze të gjatë ndaj caqeve ruse, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por vlerësimi i realitetit në vijën e parë është i vështirë, me dy palët ndërluftuese që paraqesin narrativa të kundërta: Ukraina pretendon përparim dhe Rusia se po lufton sulmet.

Ndërkohë në rajonin Kaluga të Rusisë – që kufizohet me rrethet jugore rreth Moskës – guvernatori Vladislav Shapsha tha në Telegram se një dron u rrëzua pranë fshatit Strelkovk herët të dielën. BBC nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur raportin, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një video-intervistë të publikuar të premten se forcat ukrainase me siguri kishin filluar ofensivën e tyre, por se përpjekjet për përparime kishin dështuar me viktima të rënda.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago