Categories: RAJONSPORT

Kalenderi: Besoj se kam mundur të arrij rerzultat edhe më të mirë

Liridon Kalenderi vazhdon ta bëjë Kosovën krenare sa herë që paraqitet në një garë ndërkombëtare.

Kështu ishte edhe të dielën në Sternberk të Çekisë, ku u mbajt gara EcceHomo, e vlefshme për Kampionatin Evropian.

Në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë në Grupin 1, ku garuan 11 pjesëmarrës, Kalenderi me Mitsubishi Lancer Evo 9, u rendit në pozitën e dytë.

closevolume_off
Pas garës, Liridoni për faqen zyrtare të FASK-ut, u shpreh: “Si çdo garë e Kampionatit Evropian, edhe kjo në Sternberk ishte shumë e fortë, me pjesëmarrës që kanë përvojë të gjatë, me vetura shumë të shpejta dhe me interesim të madh për pjesëmarrje.Në një konkurrencë shumë të madhe, unë u rendita i dyti dhe mendoj se është sukses mjaft i mirë”.

Liridoni ishte fantastik sidomos në vozitjen e dytë, në të cilën shtegun me gjatësi prej 7.8 kilometrave e kaloi për 03:54.07 minuta, që ishte bindshëm kohë më e mirë se e fituesit, por Liri u penalizua me kohën e vozitjes së parë (03:08.08), e cila nuk ishtte vetëm për fajin e tij.

“Në vozitjen e parë nuk pata shumë fat, pasi garuesi që startoi para meje (Karl Schagerl) pati defekt në shteg dhe unë u detyrova të kthehem edhe një herë nga fillimi, pastaj u desh të prisja gjysmë ore në start, mandej kur u nisa, harrova të aktivizoj sistemin anti-lag.

Për këtë arsye, vetura nuk e pati fuqinë e duhur dhe kjo ishte arsyeja që në vozitjen e parë pata kohë 03:08.08. Besoj se kam mundur të arrij rerzultat edhe më të mire, por gjithsesi jam i kënaqur”, ka theksuar Kalenderi.

Fituesi i garës në Grupin 1 ishte zvicerani me nënshtetësi çeke Ronnie Bratschi, i cili pas dy vozitjeve pati kohën e përgjithshme prej 06:13.01 minuta, vetëm 0.44 sekonda më i shpejtë se Kalenderi, ndërsa i treti u rendit polaku Jedrzej Szczesniak

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago