Categories: MAQEDONI

Shaqiri: Disponojmë me 720 asistentë arsimorë, nëse ka nevojë, numri do të rritet

Disponojmë me 720 asistentë arsimorë dhe nëse ka nevojë, do të angazhohet kuadro shtesë, për çka do të parashtrohet kërkesë deri te Ministria e Financave, deklaroi sot ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Pas ndarjes së granteve në kuadër të projektit të OSBE-së “Ndërtojmë ura të reja”, në pyetje të gazetarëve nëse MASH disponon me numër të mjaftueshëm të asistentëve arsimorë, pasi, gjoja nuk do të ketë regjistrime të nxënësve të klasës së parë në shkollën “Zllatan Sremec” dhe fëmijët me zhvillim tipik dhe atipik do të mësojë së bashku, Shaqiri tha se nuk ka informata për shkollën e përmendur, si dhe se fëmijët në këtë moment përmes aplikacionit elektronik në vijim është regjistrimi për nxënësit në shkollat fillore, e së shpejti do të fillojë edhe në ato të mesme.

“Në vitin paraprak kemi pasur 500, ndërsa këtë vit kemi 720 asistentë arsimorë. Shpresoj se gjatë periudhës së ardhshme, sipas të dhënave që do t’i marrim nga qendrat, do të dimë edhe cili do të jetë numri i ri”, tha Shaqiri.

Lidhur me atë nëse në sajtin “Denonco dhunë”, ka denoncime të reja, ai tha se numri i fundit ka qenë 20 denoncime, por se ky numër vazhdimisht ndryshohet dhe rritet.

“Edhe në atë numër kemi situata ku, përveç se kemi informata ku është vepruar, me rëndësi për mua është se nga të gjitha ato 20 denoncime, kuadrot profesionale në të gjitha shkollat janë ftuat në Ministri, janë mbledhur informata dhe aty ku u konfirmua informata nga denoncimi, janë ndërmarrë hapa, me këtë rast nëse ka pasur nevojë, janë informuar edhe institucionet – qendrat për punë sociale, MPB ose pedagogët dhe psikologët nëse nuk kanë vepruar. Me përfundimin e vitit shkollor ka më pak denoncime, por u bëj thirrje të gjitha shkollat nëse kanë situata të tilla, edhe gjatë pushimit, le t’i paraqesin”, thotë ministri i Arsimit.

Për atë se sa prej këtyre paraqitjeve janë për mosveprim nga ana e kuadrove profesionale lidhur me rastet e dhunës, ai tha se bëhet fjalë për një ose dy raste.

“Me parashtrimin e mejleve, ne i kontrollojmë ato informata. Ndonjëherë kemi denoncime anonime, që dërgohen tek ne. Për to institucionet parashtrojnë raport ku është vepruar, ka edhe situata ku pas thirrjes nga ana e shërbimeve deri te prindërit, ata nuk u përgjigjen thirrjeve. Për këtë shkak nga të gjitha situatat kemi konstatime se nxënësit janë ftuar. Nuk janë të shpeshta rastet ku shërbimet pedagogjike nuk kanë vepruar, ato janë një apo dy raste, por më me rëndësi është se duhet të jemi përgjegjës të gjithë që jemi përfshirë në këtë proces, dhe “te rastet e dhunës mes nxënësve) prindërit nga të dy palët të përfhsihen dhe të mos i akuzojnë institucionet”, thotë ministri i Arsimit, Shaqiri.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago