Categories: RAJON

Në Panairin e librit në Prishtinë, mbi 100 botues, nga Maqedoni shumë pak

Në Prishtinë prej 6 deri më 11 qershor mbahet panairi i librit “Prishtina 2023”, ku marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese, por siç merret vesh, ndryshe nga Kosova dhe Shqipëria, numri i botuesve nga Maqedonia, është shumë i vogël.

Një nga shtëpitë botuese që merr pjesë, është “Vatra”, por pronari i saj, Halil Zendeli, thotë se numri i vizitorëve dhe librave të shitur, nuk është i kënaqshëm.

Sipas tij, kushtet e pjesëmarrjes janë normale, një stendë paguhet diç mbi 250 euro, por problemi kryesor sipas tij mbetet interesimi për të blerë libra. Megjithatë, ai është optimist se gjer në fund të panairit, gjendja mund të ndryshojë për të mirë.

Gjatë ditës u përpoqëm të kontaktojmë kryetarin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Abdilxhemil Saliun, por nuk arritëm të marrim ndonjë informatë zyrtare për pjesëmarrjen e anëtareve të kësaj shoqate. Jo zyrtarisht, nga shtëpitë tjera botuese, marrin pjesë “Logos-A”, “Furkan” dhe “Nun”, por nuk arritëm të komunikojnë me ndonjë përfaqësues të tyre se si është për ta jehona e shitjes gjatë këtyre ditëve.

Në shoqëri me ta, edhe kësaj radhe nuk u gjet një nga shtëpitë më të mëdha botuese të Maqedonisë, SHB “Shkupi”, edhe atë për shkaqe financiare.

“Shtëpia botuese “SHKUPI”, për shkaqe financiare që disa vite nuk është pjesëmarrëse e panaireve dhe të rajonit, pra edhe në “Prishtina 2023”. Shpresojmë që viteve të ardhshme të ndryshojë situata dhe si botues të marrim pjesë të paktën në panairet kryesore të librit shqip, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, prej nga na ka larguar viteve të shkuara pikërisht mungesa e leverdisë”, deklaroi Azam Dauti, pronar.

Panairi i sivjemë, i 23-ti, është në shenjën e pjesëmarrjes së shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, i cili u prit me nderime të mëdha nga institucionet lokale dhe shtetërore të Kosovës.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago