Categories: MAQEDONI

Mariçiq: Jemi të gatshëm për grupe të punës me opozitën për ndryshimet kushtetuese

Zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane, Bojan Mariçiq thotë se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pasur pozicion të qartë dhe ofertë për opozitën – menjëherë të votohet për nevojën e hapjes së Kushtetutës, pastaj të formohet edhe Qeveri në të cilën do të marrë pjesë edhe opozita, ndërsa pastaj të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe të përfundojë faza e skriningut.

“Sot opozita po tërhiqet disi nga qëndrimi se është pro ndryshimeve kushtetuese, ndryshe nga dje. Jemi të gatshëm që menjëherë të formojmë grupe punuese dhe ekipe për realizimin e kësaj ideje”, tha Mariçiq sot në manifestimin “Auditorium”, të organizuar nga Instituti Birc, në UEJL në Tetovë.

Ai shtoi se pushteti është i gatshëm të inicojë edhe ligj për bisedimet me BE-në, që të gjithë të kenë siguri se nuk do të preket identiteti.
“VMRO-DPMNE-ja nuk do ta refuzojë dorën e ofruar për bashkëpunim, ne qysh sot do të fillonim komunikim nëse mund të vazhdojnë takimet, nuk është patjetër të jenë në nivelin më të lartë, por takime në çfarëdo lloj niveli. Dora e ofruar është bujare nga të gjitha partitë, sepse VMRO-DPMNE nuk ka arsye të mos votojë për ndryshimet kushtetuese të cilat për ne janë aq shumë të nevojshme”, theksoi Mariçiq.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago