Këto ditë u botua libri “Ujëvarat poetike”, ku në gjuhën maqedonase janë prezantuar 22 poetë shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Libri “Ujëvarat poetike”, i cili është redaktuar, përkthyer nga shqip në maqedonisht dhe hartuar nga poeti dhe përkthyesi, Adem Abdullahu, është pjesë e bibliotekës “Urat” të botuesit “Ylberi Plus”.
Vetë emri i bibliotekës “Urat” tregon thelbin e poezisë – ajo është urë lidhëse mes popujve, thotë në pasthënien e librit poetja Gordana Karakashevska.
“Ky botim është shumë i rëndësishëm për njohjen e autorëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë trevë. Kjo duhet të na kënaqë veçanërisht sepse bëhet fjalë për poezinë bashkëkohore.
Një nga cilësitë më emocionuese të poezisë është padyshim aftësia e saj për t’u kombinuar me shumë spontanitet, por edhe me shumë qëndrueshmëri, në fatin e vet dhe fatin e kombeve”, nënvizon Karakashevska.
Autori Adem Abdullahu sipas zgjedhjes dhe shijes së tij në këtë libër ka përfshirë poezi të autorëve: Agron Shole, Adem Abdullahu, Arjan T. Kalço, Akif Isaku, Bajramali Selimi, Behare Neziri, Daim Miftari, Daut Dauti, Dashamir Malo, Emine Islami, Enkeleida Mitrollari, Erina Qoku, Yusufzia Ademi, Majlinda Zeqiri-Shaqiri, Mark Simoni, Natasha Xhelili, Sadije Aliti, Sulejman Mehazi, Xhelal Tosku dhe Shefqete Gosalci.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…