Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një 46 vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se e ka rrahur partneren e tij jashtëmartesore, gjegjësisht e ka goditur me shuplakë në fytyrë dhe kokë dhe me shqelma në zonën e gjymtyrëve, kofshëve dhe gjoksit, transmeton Portalb.mk.
Si pasojë e goditjeve, gruaja ka pësuar lëndime të rënda fizike, mavijosje, ndrydhje dhe një frakturë multifragmentare të kockave të hundës.
Shkupjani akuzohet për vepër penale – lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Aktakuzë është ngritur edhe ndaj një 34-vjeçari, i cili sipas provave ka ndihmuar të pandehurin e parë për të ushtruar dhunë familjare.
Ngjarja ka ndodhur më 29 maj të këtij viti dhe sipas prokurorisë, i akuzuari i dytë ka qenë i pranishëm në shtëpinë e banorit të Shkupit, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për mbrojtjen e viktimës, por përkundrazi, i ka dhënë këshilla dhe udhëzimet për mënyrën e kryerjes së veprës penale.
“Në shtëpi ka qenë e pranishme edhe nëna e të akuzuarit të parë, e cila ka tentuar ta mbrojë gruan nga sulmi fizik, por i akuzuari i dytë e ka ndaluar duke iu drejtuar me fjalët “qëndro larg, le ta zgjidhin vetë problemin, është i tyre persona”. Gjithashtu, në momentet e sulmit fizik, i pandehuri i dytë e ka inkurajuar autorin me fjalët ‘nëse duhet dënimin do ta durojmë bashkë me mua’”, njofton prokuroria.
Për shkupjanin që rrahu parteneren e tij, paraprakisht ishte caktuar masa e paraburgimit, ndërsa prokurori publik i propozoi Gjykatës Themelore Penale të Shkupit vazhdimin e masës së paraburgimit.
Propozim për caktimin e masës së paraburgimit është dorëzuar edhe për të pandehurin e dytë, por gjykata nuk e ka pranuar propozimin e prokurorit dhe nuk ka caktuar masë, kështu që pas pranimit të vendimit prokurori publik kompetent njofton se do të ushtrojë ankesë kundër këtij vendimi gjyqësor.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…