Categories: MAQEDONI

Osmani: Në fazën e negociatave me BE-në do t’i kemi të gjitha privilegjet që sjell integrimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për Telma, i është referuar konceptit që ka promovuar në Bruksel “Më shumë integrim para anëtarësimit”.

Me këtë koncept, të cilin e paralajmëroi edhe Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, vendet e Ballkanit Perëndimor që do të nisin negociatat do të kenë një sërë përfitimesh, qasje në fonde dhe pjesë të madhe të privilegjeve, të cilat i sjell integrimi i plotë, që në kohën e negociatave.

“Shtetet kandidate do t’i kishin të gjitha privilegjet para anëtarësimit formal dhe jo para anëtarësimit aktual në BE. Në Bratisllavë në GlobSec, unë promovova konceptin e më shumë integrimit përpara vetë anëtarësimit, përkatësisht mundësinë për t’u bërë pjesë e politikave të BE-së, qasje në fondet e BE-së, fondet strukturore dhe kohezive dhe hyrjen në tregun e vetëm përpara hyrjes formale. Për shkak se anëtarësimi formal kërkon procedura të caktuara, mbyllje të kapitujve. Pra, ne jemi duke promovuar një koncept të tillë në të cilin siç thashë qytetarët, shteti, institucionet do ta ndjejnë BE-në para anëtarësimit”, tha ministri Osmani.

Ai theksoi se kjo qasje, përveç përfitimeve të shpejta që do të ndjehen nga qytetarët, do të nënkuptojë edhe ngritje të kredibilitetit të Bashkimit Europian dhe mbrojtje nga ndikimet negative të palëve të treta që kanë për qëllim ta minojnë procesin e integrimit në Ballkanin Perëndimor.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago