Categories: RAJON

Në Kosovë po mendohet ligj i veçantë për motelet, nuk do të lejohet ndërtimi i tyre në lagje të banuara…

Kohëve të fundit, në shumë qytete shihen ndërtime të shpeshta e të shumta të moteleve. Të njëjtat, kryesisht përdoren për pushime të shkurtra (nga vendorët), e jo për mysafirë të jashtëm që vijnë për të qëndruar e vizituar Kosovën. Shpesh herë, janë nën emërtimin “Vila…”.

Ndërtuesit, apo pronarët e tyre, nuk po zgjedhin vende se ku po i ndërtojnë ato. Në shumë raste, objekte të tilla janë fare pranë shtëpive të banimit në zona rurale e urbane. Kjo, domosdo është shqetësuese për banorët e atyre shtëpive fare pranë.

Për këtë, në Sytë 7 në Klan Kosova, Baki Hoti, udhëheqës në Unionin e Turizmit në Kosovë, tha se është duke u punuar në një Udhëzim Administrativ që rregullon operimin e hoteleve e moteleve.

Hoti tha se edhe si union e kanë një anëtarë në grupin punues, për çka do t’i shtyjnë tutje disa kritere për këto motele.

I pyetur nga gazetari Enis Reçica, se “A do të ketë ndërtime të moteleve të tilla afër objekteve të banimit?”. Hoti, në Sytë 7 u shpreh se “absolutisht jo”. Ai shtoi në Sytë 7 në Klan Kosova, se përmes këtij Udhëzimi Administrativ do të rregullohen kriteret se ku mund të ndërtohen ato, si në qytete si në fshatra, me qfarë kritere dhe kushte.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago