Categories: MAQEDONI

Mariçiq: Objektivi ynë është që deri në vitin 2030 të jemi shtet anëtar në BE

Qëllimi ynë është që të përpiqemi të hyjmë sa më shpejt në BE, thotë zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si e vlerëson optimizmin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se në tre apo katër vitet e ardhshme vendi ynë do të hyjë në BE.

“Ne i filluam negociatat vitin e kaluar, ato zgjasin mesatarisht katër deri në pesë vjet. Pra, nuk është aq e pamundur, nëse punojmë nga të dyja palët, sigurisht që duhet të jemi optimistë, por edhe realistë.

Qeveria ka vendosur një objektiv që të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Tre-katër është shumë afër, por në tre-katër vjet mund të lëvizim shumë në negociatat me BE-në, nëse punojmë dhe sigurisht nëse BE-ja përvijon një agjendë, ato tre-katër vjet do të shfrytëzohen maksimalisht dhe ne do të shkojmë shpejt në mënyrë të pakthyeshme drejt anëtarësimit”, thotë Mariçiq.

I pyetur se çfarë do t’i ofrohet liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në takimin të liderëve me Dimitar Kovaçevskin, Mariçiq tha se nuk mund të përgjigjet, sepse bëhet fjalë për takim të liderëve dhe nuk mund të flasë në emër të kryeministrit Kovaçevski.

Mariçiq është i prerë se nëse nuk bëhen ndryshime kushtetuese, shansi për të hyrë në BE patjetër se do ta humbasim./Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago