Categories: SHOWBIZ

Leonardo DiCaprio shihet në shoqërinë e mikes së Gigi Hadidit, Meghan Roche

Thashethemet kanë qarkulluar që një kohë të gjatë kur bëhet fjalë për Leonardo DiCaprion dhe Gigi Hadidin, por tani duket se mund të jetë dikush tjetër në skenë.

Ylli i Hollywoodit ka qenë me pushime me jaht së fundmi dhe kësaj radhe është parë me një modele tjetër, mikeshën e Hadid.

Dicaprio, 48 vjeç, u nis këtë fundjavë në brigjet e Ibiza, Spanjë, së bashku me Meghan Roche, një modele amerikane 22-vjeçare që ka punuar me markat më të mira luksoze.Në imazhet e publikuara nga TMZ, Leo dhe Meghan mund të shihen duke dalë nga i njëjti furgon së bashku, dhe ata morën rrugën për në jahtin e aktorit dhe duket se askush tjetër nuk hipi në anije.

Dyshja shihet se kanë kaluar mbrëmjen së bashku, pasi të dielën është një tjetër set fotosh të Meghanit me një veshje krejt tjetër.

Deri më tani nuk ka shenja afeksioni, por mediat nisën menjëherë thashethemet pasi fituesi i çmimit “Oscar” po shijon beqarinë prej më shumë se një viti, pasi i dha fund lidhjes me Camilla Morrone.

Gjatë javëve të fundit, thashethemet për një lidhje të mundshme mes Dicaprios dhe Gigi Hadid nuk janë shuar, edhe pse është përmendur në shumë raste se ata janë thjesht miq të mirë.

Meghan, meqë ra fjala, është parë disa herë në krah të Gigit. /Telegrafi/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago