Një ish-doktor i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer më herët për presidentët Donald Trump dhe Barack Obama, ngre shqetësimin për shëndetin e Joe Biden, duke thënë se do të ishte gabim lejimi i tij për të kandiduar për një mandat të dytë.
Tashmë një kongresmen republikan, doktori Ronny Jackson shprehet se presidenti Biden nuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore për të drejtuar dhe kjo sipas tij është një situatë e keqe për vendin.
Jackson kritikon zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që e lejojnë 80 vjeçarin të rikandidojë dhe i bën thirrje familjarëve të tij dhe bashkëshortes Jill që ta ndalojnë.
Komentet e doktorit të njohur vijnë menjëherë pasi presidenti Biden pati dy incidente gjatë kësaj javë, teksa u rrëzua në një ceremoni diplomimi, ndërsa një ditë më vonë përplasi kokën me derën e helikopterit.
Jackson insiston se shëndeti i Joe Biden është duke u kthyer në një çështje të sigurisë kombëtare dhe për këtë gjë kërkon reagim.
“Ky njeri nuk është i aftë mendërisht dhe fizikisht për të qenë presidenti ynë. Një pjesë e detyrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara është që të inspirojë besim dhe pushtet, dhe Biden nuk po bën asgjë nga këto. Ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë gjë”, deklaroi mes të tjerash mjeku.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…