Categories: MAQEDONI

Ekskluzive/ Bekim Neziri kandidat me përkrahje të gjërë për kryetar të degës së Çairit

sh ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, njëherë edhe afarist i suksesshëm në disa sfera ndër vite, është i pari që ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Çairit, vetëm disa ditë pasi integristët caktuan Ekrem Bunjakun si koordinatorë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Çairit.

Neziri ka një biografi të gjatë politike dhe para se të konkurrojë për pozitën e të parit të Çairit, në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë, raporton indeks.mk

Neziri konsiderohet si person i afërt me Kryetarin Ali Ahmeti por edhe me te dy krahët në BDI-në e Çairit.

Neziri gjithashtu ka qenë edhe shef i shtabit qendror zgjedhor dhe disa herë ka udhëhequr edhe zgjedhjet në Çair.

Ai në vitin 2020, gjithashtu ka qenë edhe kandidat për deputet nën logon e Bashkimit Demokratik për Integrim në zonën zgjedhore numër 3, rajonin e Velesit dhe Çashkës.

Ndryshe, BDI-ja vitin që lamë pas për herë të parë në skenën politike vendore ka përdorur parimin një anëtarë një votë. Ky parim do të përdoret edhe në degët ku pritet të ketë zgjedhje të brendshme në të cilat do të zgjidhen kryetarët e ri të degëve në prag të Kongresit të ardhshëm partiak që pritet të mbahet në vjeshtë të këtij viti./indeks.mk/

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago