Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vijojnë edhe këtë të premte, për të pestën ditë radhazi.
Numri i pjesëmarrësve ishte më i ulët të enjten, krahasuar me ditët e para.
Kosova është vënë nën presion diplomatik për të çtensionuar situatën.
Bashkimi Europian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.
Janë tre kërkesa që BE nxori për Kosovën:
• Zgjedhje të reja tani
• Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to
• Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell./REL
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…