Categories: SPORT

Rezultat i dobët

Çmimi i Madh i Monakos në Formulën 1, i zhvilluar të dielën, shënoi garën e radhës zhgënjyese për Ferrarin.

Sharl Lëklerk në vend të gjashtë dhe Karlos Sainz në të tetin është një rezultat i dobët, që nuk kënaq askënd në Maranelo, me skuadrën italiane që përpiqet të gjejë shkaqet e paraqitjes së radhës “flop”.

LËKLERK – Piloti monegask u përpoq të shpjegonte se çfarë ndodhi: “Ne kemi luftuar me gomat e forta, ato ishin mirë fillimisht dhe unë po i ruaja gomat e pasme.

Ishim në vështirësi dhe ka shumë punë për të bërë për menaxhimin e gomave.

Është pika jonë e dobët”, tha fillimisht Sharl Lëklerk, i cili më tej shtoi: “Ne e dinim për rreziqet me shiun, tani që mbaroi mund të themi se duhej të shkonim më herët në bokse. Rrezikuam shumë duke pritur makinën e sigurisë”, deklaroi Lëklerk.

SAINZ – Më shumë kritik Karlos Sainz, i cili përfundoi i teti, ndërsa e pranoi gabimet e tij: “Ne u përpoqëm dhe dështuam, u përpoqa të qëndroja më shumë jashtë dhe ishte gabim.

Bëra një gabim që qëndrova jashtë, por do të mësojmë nga këto situata dhe do të kthehemi më të fortë. Gara në Monako ishte një lotari, ishte shumë e vështirë”, u shpreh piloti spanjoll.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

2 years ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

2 years ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago