Categories: RAJON

Rakiq thotë se KFOR-i u dislokua për të penguar Policinë e Kosovës; KFOR-i s’e konfirmon

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se pas bisedës së djeshme me kolonelin e trupave amerikane të KFOR-it dhe pas kërkesave të kësaj partie, misioni i NATO-s i ka dislokuar forcat e veta në pesë pika në qendër të Zveçanit.

Kjo, sipas Rakiqit, është bërë me qëllim që “të parandalohet hyrja e njësisë speciale të Policisë [së Kosovës]” dhe “të mos ndodhë ndonjë incident”.

Forcat e KFOR-it janë të pranishme në rrugët e Zveçanit që nga pasditja e djeshme, por nga KFOR-i nuk kanë konfirmuar se arsye për këtë është parandalimi i Policisë së Kosovës.Rakiq tha se pret që KFOR-i “ta mbrojë popullin që proteston”.

Në protestën e sotme në Zveçan janë edhe minatorët. Rakiq tha se ata nuk kanë mundur ta bëjnë punën e tyre që nga e premtja.

Minatori i minierës Crnac, Darko Milloviq, i cili foli për mediat në emër të kolegëve të tij, tha se prodhimi është pezulluar që nga e premtja “për shkak se forcat speciale kanë bllokuar flotacionin dhe nuk lejojnë kamionët të transportojnë minerale nga miniera në flotacion”.

Ai tha se pagat e tyre varen nga ajo që prodhojnë.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago