Categories: MAQEDONI

VMRO DPMNE është fabrikë për lajme të rrejshme, propagandë dhe ofendime

Kabineti i zv.kryeministrit të parë, Artan Grubi, ka kërkuar nga VMRO DPMNE-ja të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale që bën kjo parti në adresë të z.Grubi. Reagimi vjen pas pretendimeve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, se çmimi i atleteve të Grubit që mbante veshur një ditë më parë, ka qenë 450 euro. Nga kabineti i Grubit, thonë se shpifjet e VMRO-së janë bërë përditshmëri ndërsa propagandën e tyre e krahasojnë me atë të Hitlerit.

“Krijimi i përditshëm i lajmeve të rrejshme të përcjellura me ofendime janë niveli më i ulët në të cilin ka rënë VMRO DPMNE nga themelimi i saj e deri më sot. VMRO DPMNE-ja e sotme është e panjohur dhe e zhvlerësuar nga ana e udhëheqësisë aktuale që e lëshoi “nën ujë” të gjithë udhëheqësinë e saj të mëparshme dhe po merret me nënçmimin e të tjerëve përmes propagandës Gebeliane.

Për këtë shkak Nikolla Gruevski ka rejting 4 herë më të madh se Hristijan Mickoski dhe më shumë se 1/3 e votuesve të VMRO DPMNE-së nuk e përkrahin Mickoskin, por e llogarisin ende Gruevskin si lider të tyre. VMRO DPMNE duhet të kërkojë falje për shpifjet dhe ofendimet personale drejtuar Zëvendës kryetarin e parë të Qeverisë, z. Artan Grubi.

Në shtojcë po ju dërgojmë dëshmi për çmimin e atleteve për të cilat, paramendoni, u mblodh Komiteti Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së dhe solli vendim strategjik të krijojë edhe një lajm të rremë me urdhër të kryetarit të tyre në koleksionin e tij të përditshëm”, thuhet në reagimin e lëshuar nga zv.kryeministri Artan Grubi.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago