Categories: RAJON

Rama thotë se Kosova e Serbia po hezitojnë, por janë një hap larg marrëveshjes historike

Kryeministri Edi Rama sot ka folur për ngjarjet e fundit në veri të vendit në një panel në Forumin e Bratisllavës. Ai tha se problemet atje s’po e tregojnë arsyen kryesore të tensioneve, por që, sipas tij, Kosova dhe Serbia po hezitojnë sepse janë vetëm një hap larg marrëveshjes historike.

“Përpara se të vijë vera, ne kemi një problem në veri të Kosovës. Nuk e di pse ndodh kjo në verë. Ndoshta pse Kosova e Serbia nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 20 vjet më parë? 10 më parë? Ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në pozitën më të mirë, më besoni. Edhe në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse gjërat janë vetëm një hap larg përmbylljes së një marrëveshje historike. Tani të dyja kanë një lloj hezitimi sepse e shikojnë që kjo do të realizohet dhe nuk do t’iu duhet më ta luftojnë njëri-tjetrin dhe ndoshta kjo shkon kundër inercisë së tyre të nevojës për të luftuar, të të jetuarit për të luftuar. Kjo është perspektiva”. Rama tha se ngjarjet e fundit kanë mundur të shmangen, raporton Gazeta Express.

“Ky konflikt aty ka një arsye – që në këndvështrimin tim mund të ishte shmangur krejtësisht – nuk është tregues i problemeve konkrete. Thelbi është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur – njohja reciproke që është diçka e jashtëzakonshme. Ka një hezitim për të arritur këto marrëveshje që prodhon këto situata”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago