Integrimi evropian është rruga të cilën me vetëdije dhe me përgjegjësi e zgjodhëm, sepse kjo nevojitet për stabilitet dhe progres të shtetit, për reforma të dukshme në plan të brendshëm, të cilat do të japin transformim pozitiv të shoqërisë sonë, porositi sot zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, i cili në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, u tkaua me eurodeputetët nga grupi i Aleancëls progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin evropian, Tonino Picula, Matjazh Nemec dhe Andreas Shider.
Në takime, siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, u bisedua për zbatimin e agjendës reformuese evropiane, për ndryshimet kushtetuese, si dhe për ngjarjet e reja në Kosovë.
“Eurodeputetët e konfirmuan mbështetjen të cilën ia japin Maqedonisë së veriut për ta ruajtur dinamikën e negociatave me BE-në, si dhe se kemi miq në BE të cilët i njohin hapat tanë pozitivë dhe japin mbështetje për angazhimet tona që të arrijmë deri në vitin 2030 të bëhemi anëtare e Unionit”, ceket në kumtesë.
Në takim u potencua se kemi mundësi të mirë, si shtet anëtar i NATO-s, një nga të rrallat në rjaon që tërësisht është harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, shtet i cili i filloi negociatat me BE-në dhe i cili konsiderohet faktor serioz i stabilitetit në rajon, të jetë në pakon e vendeve për anëtarësim të ardhshëm në BE.
Mariçiq në Bruksel u takua edhe me eurodeputeten nga grupi i të gjelbërve, Tineke Strike dhe pati takim koordinues me u.d. drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian, Mikela Matuela.
Në tkaim u bisedua për rrjedhën e procesit të skriningut, planin për reforma dhe përpunimin e dokumenteve kyçe nga Klasteri i parë, Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, Udhërrëfyesin për funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën në administratën publike.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…