Categories: BOTA

Biden-Erdogan japin sinjale afrimi

BISEDA TELEFONIKE U PERQENDRUA NE BLERJEN E F16 NGA ANKARAJA NDERSA SHBA KERKON ANETARESIMIN E SUEDISE NE NATO

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan kanë mbajtur telefonatën e tyre duke dhënë sinjalet se lidhjet SHBA-Turqi do të përmirësohen. Gjatë bisedës Erdogan ripërsëriti thirrjen e tij për blerjen e avionëve luftarakë F16 por SHBA-ja kërkon si fillim anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Presidenti amerikan Xho Bajden ka telefonuar presidentin turk Erdogan, menjëherë pas rizgjedhjes së tij.

Biseda mes tyre dha sinjalet e para se lidhjet SHBA-Turqi do të përmirësohen. Biden u shpreh se Uashingtoni si fillim dëshironte që Ankaraja të hapte dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

”Unë fola me Erdoganin. E përgëzova atë për fitoren. Erdogani ende dëshiron të bisedojmë për blerjne e avionëve luftarakëF16. Por si fillim i thashë se donim një marrëveshje për Suedinë, kështu që me njëri-tjetrin do të bisedojmë sërish” – tha Biden.

I pyetur nëse ai priste ndonjë lëvizje nga Erdogan për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Biden u shpreh se bisedimet do të nisin javën e ardhshme. Presidenca turke në një deklaratë tha se të dy liderët ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha aspektet.

Turqia ka kërkuar të blejë F-16 në vlerë 20 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara. Por shitja është ngecur për shkak të kundërshtimeve nga Kongresi i SHBA- së pas mosmarrëveshjes për sistemini anti raketor rus S-400. Një grup dypartiak senatorësh në një letër drejtuar Bidenit në shkurt të këtij viti u shprehën se refuzimi i Turqisë për të ratifikuar protokollin e pranimit për Suedinë do të vinte në pikëpyetje shitjen e avionëve luftarakë F-16.

Turqia ratifikoi pranimin e Finlandës në NATO në fund të marsit, por ka vazhduar të kundërshtojë Suedinë, duke thënë se Stokholmi strehon anëtarë të grupeve militante që i konsideron si terroristë. Hungaria gjithashtu nuk e ka miratuar ende ofertën e Suedisë. Për Uashingtonin anëtarësimi i Suedisë në NATO kur aleanca do të mbajë një samit të liderëve në Lituani është ndër prioritetet kryesore.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago