Dashuria e madhe që martiri i demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdari kishte për Kosovën është e pamohueshme.
Lidhjet e tij me presidentin Ibrahim Rugova, me komandantin Adem Jashari e edhe me figura të tjera, e bëjnë të padiskutueshëm kontributin e tij qysh para fillimit të luftës e deri më 12 shtator 1998, kur edhe u ekzekutua.
Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, është transmetuar për herë të parë një bashkëbisedim i realizuar para disa viteve me gruan e Azemit, Fatmirën. Ajo si rrallëherë foli për atë kohë të jetës së saj, të cilën e kaloi me shumë vështirësi duke përfunduar me humbjen më të madhe për të, Azemin.
Mes ngjarjeve që ajo rrëfeu nuk kishte se si të mungonin rrëfimet që dëshmojnë lidhjen e Azemit me Kosovën, dashurinë e madhe që ai kishte për Kosovën, ani pse nuk e kishte vizituar kurrë.
Fatmira në këtë rrëfim tha se vetëm dy herë e kishte parë Azemin teksa qante: atëherë kur i vdiq nëna dhe kur filloi lufta në Kosovë. Gjithashtu, ajo shtoi se Azemi ishte politikani i parë shqiptar që strehoi 10 kosovarë në kohën kur ata u dëbuan nga Kosova dhe u vendosën në vijën kufitare me Shqipërinë.
Por, a ia ktheu Kosova këtë respekt Azemit?
Sipas Fatmirës, nuk ia ktheu. Madje ajo shprehet tejet e prekur teksa tregon si e përjetoi lajmin se rrugës “Beogradi” në Shkup do t’i vihet emri “Azem Hajdari”.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…