Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, tha Senatori amerikan Kris Marfi pas takimit me Kryeministrin Kovaçevski.
Sipas zyrtarit amerikan, siç njofton KlanM, para Maqedonisë së Veriut janë vendimet e vështira por edhe të guximshme.
“Jam këtu për të siguruar se SHBA-të dërgojnë mesazh të fuqishëm tek partnerët në Kuvend se ju mbështesim në vendimin për euroinetgrimet dhe ju bëjmë thirrje që t`i ndërmerrni hapat e domosdoshëm. E di se rruga drejt BE-së ka qenë e gjatë dhe shumica shtrojnë pyetjen nëse BE-ja është mundësia më e mirë. BE-ja është mundësia më e mirë. Ndryshimet kushtetuese, respektivisht ndryshimet teknike në Kushtetutë janë mundësi e qartë për RMV-në që t`i bashkangjitet BE-së.”
Kryeministri Kovaçevski u shpreh se gjatë rrugës kur duhet të merren vendimet kyçe për të ardhmen e vendit, Shkupi ka mbështetjen e Uashingtonit.
Ai, sic njofton KlanM, miratimin e vendimeve të vështira i arsyetoi me qëllimin që qytetarët të kenë standard më të lartë.
“Ne duhet t’u sigurojmë qytetarëve të jetojnë në vend anëtar të BE-së. Jemi vendi që kemi dalë nga ish-Jugosllavia. Në atë kohë kishim standard më të madh se Çekia, Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia dhe nga të gjitha vendet që u bënë anëtare. Unë do t’i marr vendimet me qëllim që qytetarët sërish të kenë standard të lartë.”
Senatori amerikan Kris Marfi është takuar edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njofton KlanM.
Në takim është biseduar për raportet dypalëshe Maqedoni e Veriut – SHBA, për situatën në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus në Ukrainë si dhe për aspiratat e vednit për anëtarësim në BE.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…