Categories: BOTA

Komplot për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth II? Zbardhet dosja e FBI-së

Një dosje e FBI-së ka zbuluar një komplot të mundshëm për të vrarë Mbretëreshën e ndjerë të Britanisë Madhe, Elizabeth II gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1983. Sipas dosjes, rreziku u paralajmërua nga një oficer policie në San Francisko, i cili kishte takuar në një lokal personin që do të kryente vrasjen.

Oficeri thotë se burri i tha atij se po kërkonte hakmarrje për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome.
“Ai do të përpiqej të dëmtonte Mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë ose duke lëshuar ndonjë objekt nga Ura Golden Gate mbi jahtin ku do të lundronte Mbretëresha, ose do të përpiqej të vriste atë kur ajo vizitoi Parkun Kombëtar Yosemite“, thuhet në dosje.

Elizabeth mbretëroi gjatë një periudhe trazirash në Irlandën e Veriut prej 3 dekadash mes atyre që luftonin kundër sundimit britanik në Irlandë dhe atyre që luftonin për të ruajtur dhe mbrojtur bashkimin me Britaninë. Gjatë këtyre trazirave, humbën jetën 3600 njerëz dhe u plagosën më shumë se 30,000 të tjerë.

Dosjet tregojnë se si FBI rriti vigjilencën ndaj asaj që konsiderohej si kërcënim real ndaj Mbretëreshës së ndjerë.

Klan News

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago