Categories: MAQEDONI

Ali Ahmeti: Nuk do të lejojmë që të mbahet peng padrejtësisht projekti për Korridorin 8-10D

Pasi dje parlamenti i Maqedonisë, miratoi ndryshimet ligjore për ligjet që përshpejtojnë dhe lehtësojnë ndërtimin e projektit strategjik siç është Korridori 8-10D, ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka thënë se me këtë veprim deputetët mundësuan që Korridori 8-10D të ndërtohet edhe më shpejtë edhe më lirë dhe sipas tij, me këtë veprim të shumicës, i është dhënë fund bllokadës dhe obstruksioneve.

“Bashkë me kolegët deputetë të shumicës parlamentare me votimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore i dhamë fund bllokadës dhe obstruksioneve për realizimin e investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D. Nuk do të lejojmë që të mbahet peng padrejtësisht ky projekt kapital që krijon perspektivë të re të zhvillimit ekonomik të vendit. Vazhdojmë me transparencë të plotë dhe me përkrahjen e SHBA-ve të punojmë për ndërtimin e korridoreve që janë shteg i domosdoshëm i ndërlidhjes rajonale dhe europiane”, ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë, investimin më të madhë, historik në RMV dhe projektet për ndërtimin e korridoreve i udhëheq zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Kundër këtyre projekteve me çdo mënyrë ka qenë VMRO-DPMNE-ja opozitare e shoqëruar nga Levica e Apasievit të ndihmuar nga Izet Mexhiti dhe deputetët e tjerë të opozitës shqiptare të cilët nuk morën pjesë në votimin e këtyre ligjeve.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago