Categories: MAQEDONI

Zenku: Marrëveshja Kasami-Gashi jo parimore, u nënshkrua nga protangonistë të përçarjes!

“Legjitim po, parimor jo”, kështu e komenton gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Driton Zenku, marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim midis Bilall Kasamit dhe Agrim Gashit. Sipas tij, marrëveshja është jo parimore për shkak të së shkuarës së këtyre dy krerëve partiak.

“Legjitim po, parimor jo. Shkurt ky do të ishte vlerësimi mbi këtë bashkëpunim mes dy partive opozitare. Pse them legjitim? Janë dy subjekte politike që askush nuk mund t’ua mohojë bashkëpunimin mes tyre. Nuk është as hera e parë as do jetë e fundit. Fundja, edhe njëra edhe tjetra deri tani kanë bërë bashkëpunime pafund me parti të tjera. Jo parimor e mendoj për shkak të së shkuarës së tyre. Në vitin 2014 u formua Lëvizja Besa nga po këta protagonistë. Pas dallimeve dhe përꞔarjes së thellë në këtë subjekt politik, si fraksion lindi partia e re Alternativa. Ishin pikërisht Bilall Kasami dhe Afrim Gashi si protangonistë të ndarjes. Brenda këtyre viteve, u shkëmbyen akuza të ndërsjella mes tyre dhe as që diskutohej përafrimi apo bashkëpunimi. Por në politikë asnjëherë mos thuaj jo”, dthotë Zenku për Indeks.mk

Ai është i mendimit se ky bashkëpunim është i momentit, edhe pse momenti s’është “aspak i qëlluar”.

“Interes i momentit mund të jetë KSHZ dhe fondi që ndan shteti për partitë politike rreth marketingut politik në zgjedhje. Mendoj se momenti nuk është aspak i favorshëm nga fakti që vetëm një ditë para, NDI publikoi sondazhin ku Lëvizja Besa qëndronte me 1% përkrahje në elekotratit, e Alternativa as që ishte e ranguar në listë. Të thirresh në konsolidimin e opozitës me 1 për qind përkrahje për dallim nga dy subjektet politike në qeveri me 11 për qind (anketa e fundit BDI-ASH) disponim në opinionin publik, thirrja padyshim se është e zbehtë”, nënvizoi Zenku.

Të premten nga Lëvizja Besa kanë bërë të ditur se kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Alternativën e Afrim Gashit. Në njoftim thuhet se është “momenti historik që imponon që të gjitha forcat politike shqiptare të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar qeverisjen aktuale”.(Indeks.mk)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago