Categories: SPORT

Ndalet sulmuesi argjentinas i Interit

Joaquin Correa është një nga lojtarët e Interit që ende nuk e ka shfaqur më të mirën e tij.

Dëmtimet e shpeshta e kanë ndalur 28-vjeçarin. Këtë herë sulmuesi pësoi një dëmtim muskulor në finalen e Kupës së Italisë dhe me shumë gjasa nuk do të jetë ndaj Atalantës në fundjavë. Correa u aktivizua në finalen e Kupës së Italisë në minutën e 83-të, teksa në momentet e fundit të sfidës ai ka ndier dhimbje në kofshë.

Klubi e ka konfirmuar mungesën e argjentinasit teksa trajneri dhe stafi drejtues shpresojnë që të rikthehet ne finalen e Stambollit, ndaj Manchester City-t, në 10 qershor. Sulmuesi argjentinas këtë sezon është aktivizuar në 26 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar 3 gola.
“Joaquin Correa iu nënshtrua testeve klinike instrumentale sot, në Institutin Humanitas, në Rozzano, pasi u dëmtua në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë. Sulmuesi zikaltër ka një tendosje të muskujve të shputës së këmbës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës”.

Interi nuk ka bërë të ditur se sa kohë i duhet Correas për t’u riaftësuar, por me vetëm dy ndeshje të mbetura në Serinë A, sezoni i tij mund të konsiderohet i mbyllur.

Ditët në vijim do të tregojnë më shumë për evoluimin e gjendjes së tij. Qëllimi i zikaltërve mund të jetë rikuperimi i futbollistit për ta pasur të pakën në stol për finalen e Champions League të planifikuar për 10 qershor kundër Manchester City-t.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago