Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kundër përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale për të “angazhuar dhe pushuar” punonjës.
Duke folur në Kongresin e 15-të të Konfederatës Evropiane të Sindikatave, von der Leyen foli rreth planeve të Bashkimit Evropian (BE) për të rregulluar sistemet e inteligjencës artificiale.
Ajo tha se aktualisht, 25 për qind e kompanive evropiane po planifikojnë të përdorin mjetet e inteligjencës artificiale në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe disa nga këto mjete mund të përdoren për shkarkime të automatizuara nga puna.
“Çdo algoritëm është projektuar nga një programues dhe ky person ka një sfond, ky person ka paragjykime. Pra, asnjë nga algoritmet nuk është pa paragjykime,” tha von der Leyen, raporton AA.
Ajo shtoi se për këtë arsye, “ne duhet të jemi shumë, shumë të qartë”.
“Askush nuk duhet të pushohet nga puna për shkak të një algoritmi. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne kemi nevojë për rregulla”, tha von der Leyen.
Ajo theksoi se Komisioni i BE-së po vëzhgon zhvillimet dhe mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të rregulluar përdorimin e algoritmeve në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…