Categories: SHOWBIZ

Ylli i Arsenalit, Ben White kurorëzon dashurinë me martesë me Milly Adams

Ben White është martuar me partneren e tij shumëvjeçare Milly Adams.

Dyshja kurorëzuan dashurinë me martesë në Old Marylebone Town Hall në Londër të dielën.

White, 25 vjeç, ka zbuluar datën e dasmës në një postim të tij në Instagram.

Ai e ndau lajmin me 869 mijë ndjekësit e tij në platformë, së bashku me një koleksion fotosh.

Një foto shihen çifti të lumtur duke ndarë një puthje gjatë ceremonisë së tyre.

Në një foto tjetër, të dy mund të shihen duke ecur dorë për dore nga shkallët në vendin e ngjarjes.
Milly njoftoi se ajo dhe mbrojtësi i Arsenalit kishin lidhur martesën përmes një postmi në Instagram.

Në dedikimin emocionale, ajo pohoi se ishte “martuar me mikun e saj më të mirë”.Modelja Milly, dukej e mahnitshme teksa kishte veshur një jelek të bardhë dhe pantallona, ​​ndërsa White dukej shumë elegant me kostumin e zi.

Në pjesën e brendshme të xhaketës, ai kishte të qëndisura fjalët “Mr and Mrs White”.

White i propozoi Millyt në qershor, pasi mendohet se ata ishin në lidhje që nga fillimi i vitit të kaluar.

Modelja, e cila mburret me 18,6 mijë ndjekës në Instagram, u diplomua gjithashtu nga Universiteti Nottingham Trent në 2019.Ngjarja ishte zgjedhja perfekte për mbrojtësin pasi pësoi një fund zhgënjyes të sezonit.

Arsenali humbi trofeun e Premier League pasi një formë e dobët gjatë dy muajve të fundit i lejoi Manchester Cityt t’i kapërcejë ata dhe të ruajë titullin.White luajti për klubin këtë sezon teksa forcoi vendin e tij në ekipin e parë.

Mbrojtësi besohet gjithashtu se është në prag të një rikthimi në skuadrën e Anglisë me Gareth Southgate duke hapur bisedimet me të për të diskutuar një rikthim në nivelin ndërkombëtar. /Telegrafi/download (1)

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago