Categories: RAJON

Rikthimi i Bashës në krye të PD? Gazment Bardhi i prerë: Nuk është zgjidhja për krizën në parti!

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet në lidhje me ngjarjet e fundit politike në vend.

I ftuar në studio, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur lidhur me mundësinë e rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, opsion ky i shumëpërfolur pas nisjes së takimeve të tij me të rinjtë.

Bardhi u shpreh se Basha e dha dorëheqjen për tu shërbyer demokratëve e për të mos nxitur më tej krizën, situatë kjo që është sërish një realitet në PD, ndaj shtoi se zgjidhjen për partinë nuk e sheh të lidhur me një emër, qoftë ai edhe Lulzim Basha.

“Nuk e di qëllimin dhe objektivat e takimit. Si ço politikan aktiv secili ka të drejtën e detyrimin të jetë në kontakt me qytetarët. Diskutimet brenda PD kurrë nuk i kam bërë me emra të caktuar. Kushdo që mohon një krizë në PD i kujtoj të kthejë kokën pas në rezultatet e 14 majit.
Rezultat që kërkon pjekuri nga secili prej nesh për të reflektuar. Të mos nxitohemi për mundësinë e zgjidhjes brenda PD, e nuk dua të nxitoj në asnjë koment pa një qëndrim të qartë të cilitdo.

Sot PD është në krizë e ka nevojë për zgjidhje. Siç unë kam kuptuar aktin e tij të dorëheqjes, ishte akt në dobi të demokratëve.
Asokohe kishte kërkesë që të tërhiqej edhe Berisha. Sot PD vijon të jetë në krizë dhe ne duhet të dalim mbi interesin personal për të çuar para PD.
Nuk e shoh zgjidhjen të lidhur me emrin e një individi. PD nuk ka nevojë për figurën e një individi”, tha ai.watchRikthimi i Bashës në krye të PD? Gazment Bardhi i prerë: Nuk është zgjidhja për krizën në parti!

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago