Categories: MAQEDONI

“Pa biçikletë”, botim i ri i Daut Dautit me udhëpërshkrime dhe reportazhe

Poeti, shkrimtari dhe publicisti i njohur, Daut Dauti këto ditë ka nxjerrë nga shtypi librin më të ri të tij, “Pa biçikletë”.

Ky autor i sprovuar në prozë e poezi, ka botuar edhe vepra publicistike nga fusha e tij profesionale. Pikërisht kjo vepër i përket “branshës” së tij, dhe siç mund të kuptohet nga teksti hyrës i tij, përmban ato zhanre gazetareske që i afrohen krijimtarisë letrare.

Kështu, aty janë përmbledhur dhjetëra reportazhe, udhëpërshkrime e rrëfenja të tjera të shkruara nga periudha të ndryshme të karrierës profesionale të autorit, të cilat, siç është shprehur në rrjetet sociale, i kanë bërë ballë dhëmbit të kohës, por dhe janë ngjyra kohësh, njëkohësisht. Në këtë kontekst, të këtij karakteri janë shkrimet nga vizita e pare në Shqipëri, në vitin 1990, para rënies së komunizmit, por dhe të tjera, nga rënia e komunizmit, në proceset e transformimit të madh shoqëror, por dhe nga hapësira të tjera gjeografike, si Ukrainë, Evropë dhe Amerikë.
Recensenti i librit, publicisti Nijazi Muhamedi veçon rëndësinë e reportazheve nga Shqipëria.

“Vlerësia historike e e reportazheve nga vizita e parë në Shqipërinë komuniste në vitin 1990, si referencë duhet parë nga këndvështrimi se autori i saj e ka pasur rastin dhe privilegjin që të kapë atë ndërmjetkohë me kërshërinë e pozitivizuar në mënyrë të prajshme. Ky është horizonti që hapet që në reportazhin e parë për Atdheun “e lidhur dhe “të penguar” për të parë pjesët e tërësisë shqiptare jashtë tij jo vetëm për brezin e autorit, por edhe për etërit e atij brezi dhe të brezit të etërve tanë dhe për brezin e viteve tona”, shkruan Nijazi Muhamedi.

“Shkuarja në Atdheun “e lidhur” dhe “të penguar” ka ndodhur vetëm “me kalë në ëndërr” për breza fëmijësh, pra, edhe për vetë autorin e reportazheve dhe del fare e kuptueshme pse në fillim të ciklit të reportazheve…shtegtimi përtej ëndrrës, nis me një remineshencë autobiografike(ëndrra që kur të vijë ditë me i ra kryq e tërthor me biçikletë vendit amë të ndaluar), që faktikisht përbën edhe një sekuencë autobiografike të brezit të autorit dhe më parë prej brezit të tij…”, nënvizon N.Muhamedi.

“Kjo përmbledhje reportazhesh e skicash, janë ajo pjesë e shkrimeve të cilat si autor më kthejnë prapë me pothuajse të njëjtin zell sikur kur i kam shkruar dhe meritojnë të përmblidhen në libër, që të mos humbin në kompletet e pluhurosura të gazetave, që lexuesi i rëndomtë vështirë se mund të ketë interes ose vullnet për të pasur qasje”, shkruan autori në fillim të librit “Pa biçikletë”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago