Categories: RAJON

Murati: Tatimi në pronë nuk u rrit nga Qeveria Kurti, jemi bazuar në ligjet e miratuara prej qeverive të kaluara

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në ATV, tha se Qeveria nuk e ka rritur tatimin në pronë, por tregon se ministria që ai drejton është bazuar në ligjet që janë miratuar më herët nga qeveritë e kaluara.

“Kur ballafaqohen me kritika prej qytetarëve, fajin e hedhin te qeveria ose te ministria e Financave dhe në këtë rast e kemi rastin e ë vlerësimit apo rivlerësimit të vlerës së pronave rezidenciale e cila është paraparë me ligjin të miratuar më herët, pra në vitin 2018 dhe aktet nënligjore po ashtu të miratuara më herët. Ka qenë tre dhe pesë vjet, janë dy raste. Pesë vite nëse nuk gaboj është pronat komerciale, tri vite është rezidenciale. Mirëpo, më herët para atij ligji vlerësimi është ba prej komunave dhe komunat pra kryesisht kanë ba vlerësime më të ulëta sesa vlera e tregut ose ka pasë edhe ndryshime ndërkohë, pra edhe ato komuna që kanë mund t’i bëjnë vlerësimet si duhet, ndërkohë ka pasë ndryshime në çmime dhe ky ka qenë obligim ligjor”, tha Murati.

Ai tha se Ministria e Financave në këtë rast e ka kryer një shërbim, por nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me rritjen e çmimit në pronë.

“Ministria e Financave në këtë rast e ka kry një shërbim por nuk ka marrë asnjë vendim, sepse edhe kjo padrejtësisht është paraqitur shpeshherë, kam dëgju edhe storje të lajmeve, intervista ku është thënë ministria apo qeveria ka marrë vendim. Është e pavërtetë. Le të ma gjen dikush një vendim që e ka marrë ministria e Financave apo Qeveria për këtë çështje. Kjo ndodh në mënyrë automatike, sepse departamenti i ministrisë së Financave që është për tatim në pronë e ka obligim ligjor ta bëjë vlerësimin pra të angazhojë edhe ekspertë”, tha Murati

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago