Categories: SPORT

Gjiganti belg: Dua të qëndroj!

Mes Romelu Lukakut dhe Interit ka një lidhje me rrënjë të thella. Pas kthimit në huazim nga Chelsea dhe një pjese të parë të sezonit të vështirë, sulmuesi belg është kthyer në formë në këtë finale intensive të sezonit për zikaltrit, duke vënë firmën e tij në sukseset e fundit.

Një lidhje ndoshta më se e fortë se aspektet kontraktuale dhe në fund të sezonit Lukaku, kartoni i të cilit i përket Chelsea-t, do të kthehet në Londër, por ndërkohë dëshira e tij është e qartë, e shprehur që verën e kaluar, kur u rikthye në Milano, dhe që e ka përsëritur shpesh, ajo për të qëndruar.

Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u përcaktuar, edhe pse duket se kjo nuk e prish qetësinë e sulmuesit interist, siç bëri të ditur edhe në intervistën e tij të fundit ku shprehet:“Mendoj se bëra mirë sezonin e kaluar te Chelsea, por atëherë e dija se, nëse nuk do të kishte funksionuar te Chelsea, kisha gjithmonë në dispozicion opsionin Inter.

Kur firmosa sërish për Interin, e dija se i përkas këtij vendi. E marr shumë seriozisht këtë klub, dua të bëj më të mirën time.

Njerëzit këtu e shohin. Kur të inkurajojnë këtu, është gjëja më e mirë që mund të të ndodhë. A do të qëndroj?

Të shohim, unë e jetoj jetën ditë pas dite. Nuk provoj stres apo presion. Duhet marrë një vendim, kjo është e gjitha”.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago