Categories: SPORT

Galata i ka bërë gati 7 milionë euro për kartonin e lojtarit të Kosovës

Milot Rashica është duke e shijuar një sezon të shkëlqyeshëm në fanellën e Galatasarayt.

Ylli ynë është i huazuar në klubin turk nga Norwichi deri në fund të sezonit.

Drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm ta shesin kartonin e përfaqësuesit për një shumë të arsyeshme, përkatësisht të kënaqshme.

Siç dihet, klubi më i interesuar për shërbimet e vushtrriasit është Galatasaray, i cili synon ta blejë kartonin e tij.

Megjithatë, ditë më parë në garë u fut edhe Burnley, i cili po mundohet ta rikthejë në Angli ish-futbollistin e Werder Bremenit.

E tash, sipas mediumit turk “Fotospor”, edhe gjiganti tjetër nga Stambolli, Fenerbahçe, ia ka vënë syrin futbollistit ofanziv.

Feneri kështu do ta rivalizojë edhe në këtë rast rivalin e përbetuar të qytetit.

Por, mbetet të shihet se cili klub do t’i ofrojë më shumë para Norwichit dhe kushte më të mira Rashicës.

Lojtari anësor ka thënë se ndihet mjaft i lumtur në Galatasaray, por futbollit nuk i dihet kurrë.

Galata i ka bërë gati 7 milionë euro për kartonin e lojtarit, por duket se Norwichi i kërkon së paku 10 milionë.

Miloti i ka zhvilluar 29 ndeshje këtë sezon deri tash në ekipin nga Stambolli duke i realizuar 6 gola.

Politiko

Recent Posts

Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

1 year ago

Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…

1 year ago

Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…

1 year ago

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…

2 years ago

BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…

2 years ago

Ali Ahmeti: Deshën ta varrosin BDI-në, por nuk ia dolën, jemi fitimtarë!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…

2 years ago